Lajmi për ndarjen nga jeta të gjyshes së Bes Kallakut, ka qarkulluar në disa portale, ndërkohë që vet aktori ka reaguar për këtë lajm, duke e përgënjeshtruar atë.
Po ç’janë këto lajme mor aman, se na terrorizuan familjen”. “Ç’janë këto portale, si mund t’i lejojnë? A ju qit Zoti faret ishalla. Kur të fillojnë edhe këta tjerat pastaj: ‘Shpërthen Bes Kallaku” (sic.), ka shkruar Kallaku.
Menjëherë pas përgënjeshtrimit të lajmit për ndarjen nga jeta të Ijes, Besi e ka fshirë postimin e tij nga instagrami.
Besi ndodhej në Korçë me bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj kur ka lexuar lajmin e rremë se gjyshja e tij është ndarë nga jeta. Ija tashmë është kthyer në një personazh të dashur për publikun shqiptar, ku është aktori ai i cili shesh herë poston video me gjyshen e tij.