KreuCelebrity

‘Dance With Me’ i debateve, ja përplasja e radhës mes personazheve!

Finalja e ‘Dance With Me’ po vjen më zhurmshëm nga se e mendonim. Përpos faktit se u zbardhën disa të vërteta mbi regjistrimin (dhe jo përcjelljes ‘live’) të natës përmbyllëse, nuk kanë munguar as replikat mes personazheve pjesëmarrës ose jo të spektaklit. Ka qenë fillimisht Linda Rei ajo që ka publikuar një foto nga finalja, ku duket qartazi që trofeu ka shkuar për Xhensilën dhe Trimin.

Nga ana tjetër, Xhensila i është përgjigjur në My Story: “Njerëz të papunë, qënie hibride pa identitet, që vdesin për vëmendje edhe pse analfabetë!” Linda nuk e ka lënë me kaq, duke vijuar me varg ofendimesh nëpërmjet të njejtit rrjet social, ku ka theksuar se ‘e papuna’ në atë mes ishte vetë Xhensila. “Po çfarë fitove? Krehje dhe ndonjë makeup falas në parukeri…”, ka vijuar dhe më tej Rei, duke numëruar të tjera gjëra materiale që sipas saj ajo vetë i dispononte, ndërsa Pere ‘iu shihte veç stemën’.

Ky edicion i DWM duket se ka qenë më i tensionuar se kurrë, e mesa duket ashtu si nisi, edhe po përfundon: plot sherre e debate mes personazheve e produksionit…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF