Olta Gixhari, një aktore mjaft e preferuar nga publika, e cila jo vetëm me aftësive në aktrim, por herë-herë edhe me foto provokuese din si ta bëjë publikun për vete. Mirëpo ndryshe nga herët e tjera, ku jemi mësuar ta shohim Oltën gjithmonë të kuruar e veshur në mënyrë sa më provokuese, këtë herë bukuroshja ka postuar pamje të saj tërësisht natyrale.
Ky mëngjes e ka gjetur Oltën të veshur me një rrobdishan e duke shijuar një filxhan kafe. Ndoshta pa tualet, por padyshim e bukur, madje edhe më e bukur se sa e tualetosur. Në fakt nuk është hera e parë që këngëtarja poston foto duke shijuar kafen e mëngjesit, e me sa duket ky qënka një nga ritualet e parapëlqyera të saj.
Olta Gixhari është shkëputur për pak kohë nga ekrani, ndërsa është shprehur se po e shfrytëzon këtë për tu relaksuar e për të kaluar më shumë kohë me familjen. Por pavarsisht se jo në ekran, Oltën e shohim gati çdo ditë nëprmjet postimeve në rrjetet sociale ku ajo është gjithmonë shumë aktive.