KreuCelebrity

Irina Shaik, shndërrohet në një “cowgirl” për festat


Duket se ky fundvit është një periudhë e ngarkuar me shumë punë për modelen ruse të “Victoria Secret”, e cila tashmë është bërë pjesë e një tjetër seti fotografik.

Këtë herë, bukuroshja 31- vjeçare ka qenë objektiv për apartet fotografike të revstës “Love”, e cila ka zgjedhur të shmangë shkrepjet me kostumin e famshëm të Babagjyshit dhe ta transformojë yllin e pasarelave në një “cowgirl”.

Këtë herë mdelja ruse është pjesë e kalendarit të vitit të ri të kësaj reviste, ndërkohë që së shpejti mund të shohim edhe foto të tjera të bukuroshes të realizuar për revista të famshme të modës.

Irina gjatë dhjetorit është treguar “bujare” me ndjekësit e saj rrjetet sociale, ku ka postuar foto të ndryshme nga sete të ndryshme fotografike. Gjatë ditës së djeshme, bukuroshja ruse postoi një foto ku shfaqej nudo mbi shtrat e mbuluar nga një foto e viteve 80- të.

Modelja e “Victoria Secret” që prej vitit 2015, pas ndarjes nga Christiano Ronaldo është në një lidhje romatike me yllin e filmave hollywood- ian, Bradley Cooper. Ndërkohë pas një periudhe të shkurtër “tërheqjeje” nga pasarelat, 31- vjeçarja është rikthyer sërish.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF