KreuCelebrity

Jennifer Lopez sfidon vitet, këngëtarja në formë të shkëlqyer

Jennifer Lopez është një nga kengetaret më të famshme në botë e cila konsiderohet si një nga vokalet më të mira, por gjithashtu 48- vjeçarja është e famshme edhe për shkak të formave të saj trupore.

E ndërkohë që vitet ikin, për Jennifer duket se nuk përbëjë asnjë problem, ndryshe nga shumica e njerëzve, të cilëve me kalimin e viteve performanca fizike fillonë tu bjerë, për bukuroshen amerikane është krejt e kundërta.

Lopez e cila përveç se është këngëtare, tashmë është bërë pjesë  edhe e botës së kinematografisë dhe modës, konsiderohet se është një nga femrat më sexy në botë.

Një foto e publikuar në instagram nga 48- vejçarja, e cila është nënë e dy fëmijëve , flet shumë dhe lë përshtypjen se rrallë kush në këtë moshë mund të ketë llinja të tilla. Aktualisht Jennifer Lopez prej disa muajsh është në një lidhje me Alex Rodriguez.