Ajo është një ndër personazhet më të komentuar kur vjen puna tek rrjetet sociale, por Xhemi ka marrë të njejtin vendim sërish: të mbyllë Instagramin! Të njejtin veprim e pamë nga moderatorja jo më larg se verën që lamë pas, e mesa duket rrjetet sociale nuk janë gjithçka për Xhemin.
Herën e fundit, u deshën shumë postime nga Arbana Osmani e të tjerë kolegë të Shehut, që kjo e fundit t’iu rikthente Instagramit. Edhe pse ndoshta ndër vajzat më të pëlqyera të ekranit, Xhemi nuk preferon të postojë vazhdimisht. Madje, shumica e fotove të saj janë ose me Arbanën përkrah, ose me aktorët e ‘Portokalli’. Më rrallë shohim postime të djemve të saj, ndërsa nuk mungojnë pozat ‘selfie’.
Mesa u kuptua dhe nga hera e fundit, kjo nuk është asgjë më shumë se sa një vendim personal i moderatores, e cila mundet dhe të jetë lodhur nga aktiviteti i të tilla rrjeteve. Por, me siguri Xhemi do të rikthehet shumë shpejt!
