KreuCelebrity

Enada At’Nikolla, një ditëlindje speciale në një nga vendet më unike të kryeqytetit!

Stilistja Enada At’Nikolla ka festuar dje ditëlindjen, e nuk kishte si të mungonte një festë ashtu siç e meriton një ditë speciale si 21 dhjetori. Rrethuar nga familja, bashkëshorti Agim Zeqo, vajza Kendra dhe djali i vogël Harold, në këtë festë nuk mund të mos ishin prezentë as disa nga miqtë më të mirë të Enadës. Disa prej tyre janë personazhe të njohur, ndërsa At’Nikolla ka zgjedhur një vend shumë të dashur për të celebruar ditën e djeshme.

Stilistja e ka organizuar gjithçka në shtëpinë e saj të dytë, pikërisht në atelienë At’Nikolla. Nuk kanë munguar surprizat e shumta, si dhe atmosfera e shoqëruar nga muzika ‘live’. Një ndër emrat që ka rrëmbyer mikrofonin ka qenë  Vikena Kamenica, ndërsa çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe torta e përgatitur enkas për 41-vjetorin e stilistes. Mbuluar me ngjyrë ari dhe me mbiemrin e saj të shkruar përmes, në videon që Enada ka ndarë me ndjekësit e saj shihet edhe një detaj mjaft interesant: një qiri që qendron në anë të tortës.

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla)


Si gjithmonë larg klishesë, nuk kishte se si të mungonin përkujdesje të tilla në një ditë të veçantë si e djeshmja. Urime, Enada!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF