Prej vitesh kolegë në të njëtin ekran, tashmë do të bëhen bashkë në një program. E kemi fjalën për Arbana Osmanin dhe Alban Dudushin, të cilët pralajmërojnë për një projekt të përbashkët.
Këtë lajm Arbana Osmani e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku në një foto të sajën së bashku me moderatorin Alban Dudushi shkruan: “Miq të vjetër por të artë. Sërish bashkë në një program televiziv pas shumë vitesh me Alban Dudushi”.
Sigurisht tashmë jemi bërë kuriozë të dimë se për çfarë bëhet fjalë? Por nuk dimë asgjë më shumë se sa kaq dhe faktit se do të jetë në televizionin Top Channel. Se çfarë do të na sjellin mbetet për t’u parë, por dy figura të tilla së bashku, në një emision, pa diskutim që pritet shumë.