KreuCelebrity

Vesa Luma tregon jetën e saj në Zelandën e Re, mall për Prishtinë

Pasi jetuan për rreth një viti larg njëri- tjetrit, më në fund familja e Vesa Lumës dhe Big Bastës është bashkuar. Çifti ka zgjedhur të ndërtojë jetën e tyre në Zelandën e re.

Vesa ka zgjedhur të ndaj me miqtë e saj momentet nga kjo lumturi që është duke përjetuar. Nëpërmjet instagramit ajo ka treguar momente nga ambienti ku çifti dhe djali i tyre Lian janë akomoduar dhe me sa arrim të shohim, gjithçka duket se po shkon shumë mirë.

 

Ende nuk dihet nëse dy këngëtarët e dashur të skenës shqiptare kanë planifikuar të angazhohen në projekte muzikore në shtëpinë tyre të re apo kanë zgjedhur të bëjnë diçka tjetër në jetën e tyre.

Ndërkohë Vesa ka kujtuar edhe Prishtinën nëpërmjet emrit të një kokteili “Prishtina Far Away”, të cilin e ka zbuluar në menynë e barit, duke treguar kështu se këngëtares do t’i mungojë qyteti i saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF