KreuCelebrity

Rihanna shpërqëndron fotografët, “fsheh” unazën nën mini-fustanin

Ajo filloi të përflitej për një fejesë të mundshme në fillim të këtij muaji pasi në gishtin e saj të fejesës u pa një unazë me një gurë të madh diamanti. E me sa duket Rihanna vetëm për këtë nuk don që të flitet. Ajo ka bërë gjithçka për ta shpërqëndruar vëmendjen diku tjetër, kur u paraqit ditën e djeshme në koncertin e Jay-Z në Los Angles me një veshje të zgjedhur në mënyrë të përsosur.

Ylli i popit bëri bujë me paraqitjen e saj me një fustan të shkurtër të zit ë ngjitur pas trupit, duke theksuar kështu edhe njëherë format e bujshme që ajo ka. Ajo ecte krenare, teksa nën fustan dukeshin këmbët e saj të bukura, ndërsa lart kishte hedhur një shtresë të gjatë lëkure, për ta mbrojtur kështu nga i ftrohti.

Disa ditë më parë Rihana u pa me një unazë me një gurë të madh diamanti në qendër e i rrethuar nga dimantë të tjerë të vegjël të bardhë. Se si erdhi kjo unazë në gishtin e saj të martesës nuk e dimë, dh evetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë. Riri është në një lidhje me Abdul Latif Jameel, i cili është nënkryetarë i biznesit të familjes që është një ndër kompanitë më të mëdha në botë.

   

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF