E kemi parë çdo të dielë në seancat e ndëmjetësimit në televizionin Klan, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare”. Eni Çobani ka zgjidhur shumë probleme me anë të rrugëve ligjore, por këtë herë duket se është përfshirë dhe vetë në një situatë që kërkon zgjidhje në gjykatë.
Në seancën e mbajtur më 3 dhjetor në emision, Çobani ka lëshuar disa komente për Seladin Pyslyqin, Gjyqtarin e Gjykatës Korçë. Fjalët e saj ishin përkatësisht këto: “Ky nuk është vendim. Nuk e di çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është ne plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do ua çoj organeve të vetingut.”
Gjithçka ka nisur në bazë të problemit të familjes Lushi nga fshati Poloskë i Devollit, të cilët ishin konfliktuar me familjarë të tjerë për çështje pronësie. Tashmë, mesa duket edhe Eni Çobanin do ta shohim të ulur në karrigen e të akuzuarit…
