Meghan Markle tërhoqi vëmendjen që në daljet e para, jo vetëm për shkak të natyrës së saj të lirshme, por edhe për pamjen e jashtme. Me tipare të rregullta dhe një buzëqeshje mahnitëse, Markle dallon edhe për flokët e saj plot volum. Por, çfarë fshihet pas tyre?
Aktorja ka zbuluar se çka ndikon kryesisht është mënyra e të krehurit së prapthi. Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se estetistja personale i ka rekomanduar Oribe Dry Texturizing Spray, sa herë që ndjen se flokët nuk marrin volumin e duhur. “Spërkas pak në kokë, pa harruar fillimisht t’i kreh së prapthi. Ky është sukses i garantuar”, është shprehur Markle.
E në fakt, flokët e saj duken gjithmonë më së miri, e nëse nuk e arrijmë dot blerjen e produktit të lartpërmendur, është mënyra e krehjes ajo që na jep zgjidhje. Jo keq, Markle!
