Jemi në pritje të 2018, e si çdo herë tjetër bëhemi gati të festojmë si duhet. Përpos dhuratave e tryezave të shtruara siç e do zakoni, të gjithë presim me padurim të shprehim dëshirat për vitin që vjen. Dafina Zeqiri duket se e ka patur të gatshëm urimin për veten, e ndoshta jo të gjithë guxojnë të premtojnë në këtë mënyrë.
Në një postim në My Story, këngëtarja ka shkruar: “Në 2018 do të bëhem egoiste në maksimum! Nëse nuk je në rrethin tim? ‘Pafshim!” Nuk dihet nëse Dafina ia ka dedikuar dikujt në veçanti këtë postim apo ka pësuar jo pak zhgënjime nga 2017, por fjalë të tilla kërkojnë edhe guxim për t’u shprehur.
E pse jo, ndonjëherë janë të shumtë ata që e shohin më të arsyeshme të kthejnë kokën nga vetja, se sa t’i dedikohen plotësisht të tjerëve. Zgjedhje me mend kjo nga ana e Dafinës…?
