KreuCelebrity

Akuzat nuk ndalen, Linda Rei drejton gishtin nga Albi Nako për gënjeshtrat e ‘live’-t!

‘Dance With Me’ së fundmi është përfshirë në një lum debatesh në internet, ku dhe akuzohet për mostransparencë me publikun lidhur me të qenurit ‘live’ ose jo. Fillishimisht, në disa puntata, Alketa Vejsiu, por dhe Robert Aliaj mundësonin video të drejtpërdrejta nga salla në Instagram, ndërsa gjithçka korrespondonte në kohë reale. Por, e famshmja nata finale u zbulua se ishte e regjistruar, edhe pse në televizion u njoftua se do të shtyhej për të henën vijuese.

Linda Rei, ish-konkurrentja e DWM bëri bujë fillimisht në sajë të debatit me Xhensila Peren, që mesa dimë deri tani, është edhe fituesja e këtij edicioni. Pas disa replikash mes njëra-tjetrës, Linda i është ‘vënë pas’ edhe Albi Nakos. Të hënën që lamë pas, koreografi kishte postuar një foto në Instagram, ku dhe shkruante: “Live në DWM”. Kaq i është dashur Reit që të komentojë: “Live??? Hahahahahaha gënjeshtar”. Nako ka vendosur të mos përfshihet në debat, duke e lënë Lindën pa një përgjigje.

A post shared by Albi Nako Dance (@albi_nako)

 


Megjithatë, duke marrë parasysh dhe akuzat e fansave që pretendojnë se kanë qenë edhe të pranishëm në sallë, gjithçka mbetet për t’u parë pas pak ditësh…Sa i zhurmshëm ky vit në DWM!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF