Kur Brooklyn Beckham u largua për në kolegj, Victoria nuk e përballoi aspak mirë shkëputjen e saj nga i biri. Edhe pse me tre fëmijë të tjerë në shtëpi, Vic kaloi një krizë emocionale para pak kohësh. Tashmë, në prag të festave të fundvitit, Brooklyn është rikthyer për pushime pranë familjes.
Victoria e ka pritur me padurim një ardhje të tillë, por nga ana tjetër e ka turpëruar paksa të birin në Instagram. Ajo ka postuar një foto të tij, ku tallet me modelin e flokëve të Brooklyn, ashtu sikurse nuk ka ngurruar t’i bëjë thirrje edhe të dashurës së tij, Chloe G. Moretz, si përgjegjëse për këtë ndryshim. Gjithçka ka mbetur në kuadër të humorit, por me siguri Brook është ndjerë disi në siklet, duke ditur që e ëma ndiqet nga plot…18 milionë njerëz!
Epo, prindërit e famshëm ndonjëherë përbëjnë telash!