KreuCelebrity

Eva Longoria kapet “mat”, dalin foto e para të saj shtatzënë

Eva Longoria e ka konfirmuar tashmë se është katër muajshe shtatzënë dhe pret të sjelli në jetë djalë.  Deri sot nuk  kishte një foto të aktores në të cilën dukej që ishte shtatëzënë, ndërkohë që tashmë paparacët kanë arritur ta fotografojnë gjatë pushimeve familjare në Florida.

  

Ish- aktorja e serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, është fotografuar në ballkonin e hotelit ku janë duke pushuar në Florida, ku ishte duke ngrënë mëngjes me partnerin e saj.

Bukuroshja duket se është duke kaluar një periudhë të gëzuar në jetën e saj pas lajmit që do të bëhej nënë. Ndërkohë çifti vazhdon të jetë i dashuruar me njëri- tjetrin dhe lajmi për fëmijën duket se e ka forcuar marrëdhënien e tyre.

 

Eva është përherë të parë shtatëzënë, pasi   aktoria nuk ka dashur të kishte fëmijë më parë, por mesa duket njohja me partnerin e saj i cili është babai i tre fëmijëve i ka ndryshuar mendjen aktores.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF