Aktorja e famshe Julia Roberts ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Nga një grua e bukur bionde e me flokë të gjata, ajo është kthyer në një “kokëkuqe” me flokë të shkurtra. Dy ndryshime të menjëhershme për aktoren.
Aktorja është fotografuar në New York me look-un e ri, e duhet pranuar se duket shumë bukur edhe kështu. Zakonisht thuhet se kur një grua ndryshon modelin e flokëve, atëhere kjo do të thotë se ajo po ndryshon edhe diçka në jetën e saj, por nuk e dimë nëse ky është rasti i yllit të “Pretty woman”
Kohët e fundit aktorja po merret me xhirimin e filmit të ri “Ben is Back”. Mund të jenë edhe përshtatjet në rol që mund ta kenë detyruar aktoren të ndryshojë pamje, ndoshta i kthehet sërish ngjyrës bionde, por tashmë ajo e dinë se dhe me flokë të kuq nuk ngjanë aspak keq, krejt e kundërta.



















