Me ardhjen e London Noor në jetë, festat kanë tjetër kuptim për Sara Hoxhën e Ledion Liçon. Ato janë padyshim më të bukura e më të gëzueshme, ndërsa gjithçka rrotullohet rreth të voglit te tyre.
Ditën e sotme, moderator i njohur ka postuar një foto në Instagram ku duket London i “fshehur” pas kolltukut, e pas tij pema e Krishtlindjeve e zbukuruar. “E dalloni arushin”, ka shkruar Ledioni krahas kësaj fotoje.
Teksa London rritet ai bëhet çdo ditë e më i bukur, ndërsa po shëndërrohet në një kopje të babit të vet. London Noor është fëmija i parë i trashëgimtares së Top Medias së bashku me partnerin e saj, Ledion Liçon. Ai erdhi në jetë dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa Sara dhe Ledioni u shprehën se ishin prindërit më të lumtur në botë. “Bekimi ynë më i madh vendosi të na bashkohet më herët se sa e prisnim. Ne të dy do ia dalim mirë dhe po e dashurojmë kohën e kaluar bashkë,” shkruan Sara pas ardhjes në jetë të të birit.



















