KreuCelebrity

Krasta nuk i përmend emrin në prezantimin e këngës, Luiz Ejlli: Skandal! Kjo nuk ndodh as në komunizëm

Këngëtari Luiz Ejlli mori pjesë në edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ku solli një bashkëpunim me këngëtaren Rezarta Smaja me këngën “Ra një yll”.

I përgatitur për të sjellë më të mirën e tij, Luiz Ejlli duket se ka mbetur i indinjuar nga një veprim i drejtuesi i Festivalit, Adi Krasta. Nëpërmjet një postimi në facebbok, Luiz Ejlli tregon se gjatë preznatimit të këngës, Adi Krasta ka shmangur emrin e tij duke përmendur vetëm atë të Rezartës. Ai ka reaguar mjaft ashpër, ku thotë se një gjë e tillë nuk ndodhte as në kohën e komunizmit, ndërsa shtron edhe pyetjen se “çfarë prapavije ka kjo”.

“Te dashur miq, poshte keni 3 video ku prezantuesi i festivalit te Rtsh-se, Adi Krasta, nuk ma thote emrin. Kjo ska ndodhur as ne kohen e Enver Hoxhes, cfare prapavije ka kjo??? Ky eshte nje skandal!”, ka shkruar këngëtari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF