KreuCelebrity

Armina në New York, me një zgjedhje të pazakontë (për qytetin)!

Tashmë jemi mësuar me udhëtimet e Arminës. Vendet më interesante të Europës janë të preferuarat e saj, por në këtë prag festash Mevlani ka zgjedhur Amerikën si destinacionin e radhës. Është duke shijuar muajin e fundit të vitit në New York, ndërsa nga fotot shohim se ka shëtitur jo pak në atë çka ndryshe njihet si ‘vendi i ëndrrave’.

Por, postimi më i fundit i Arminës ka habitur jo pak. Një pjatë me fasule, ja çfarë ka postuar Armina në My Story. “Duke ngrënë grosh në New York. E adhuroj këtë qytet”, ka shkruar Mevlani, ndërsa e kemi parë edhe në vende të tjera luksoze të qytetit.

Mesa duket, Arminës i ka munguar një nga gatimet më të shpeshta shqiptare, duke bërë kështu që kjo pjatë të jetë porosia e radhës në vendin më të preferuar të Amerikës. Jo keq, Armina!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF