Tashmë është bërë diçka normale që për çdo këngëtare, mediat ta etiketojnë atë me fjalën “divë”, por Rovenda Dilo shprehet se kjo është diçka e gabuar dhe një zhvlerësim i kësaj fjale.
Komentet në lidhje me këtë gjë Rovena i ka zbuluar në studion e emisionir “Një kat më lart”, ku ka zbuluar edhe “divën” e saj.
“Fjala divë është një fjalë shumë e bukur dhe shqiptarët kanë filluar të përdorin fjalët më të bukura për këdo. Është nje konsumim i madh. Diva në konceptim e saj është një lifestyle. Jo çdokush mund të jetë një divë, asnjë një 20 vjeçare, asnjë me një ose dy këngë s’mund të jëtë një divë”, u shpreh Rovena.
Ndërkohë e pyetur se cilën femër të botës së showbizit shqiptar ajo konsideronte një divë të vërtetë, Dilo u shpreh: “Aurela Gaçe, ajo është divë”.



















