Këngatarja Vesa Luma, tashmë prej pak kohësh ka filluar një jetë të re në Zelandën e Re, ku pak ditë më parë ka ndarë me miqtë e saj edhe ambienti ku ajo dhe familja e saj jeton.
Këtë herë në rrjetet sociale, Vesa ka publikuar një video në të cilën shihet duke shkuar drejt pasqyrës duke thënë e kuqe, e kuqe, e kuqe. Ndërkohë mbi video këngëtarja ka shkruar “E djegur e përvëluar”, duke lënë të kuptohet se ajo ka kaluar një ditë në plazh me familjen e saj.
Pasi jetuan larg njëri- tjetërit për pothuajse një vit, më në fund e gjithë familja është bashkuar dhe duket se po kalojnë momente të bukura, përveç këtij të fundit, ku vesa është djegur nga rrezet e diellit.
Vesa Luma dhe djali i saj Lian, i janë bashkuar Big Bastës në Zelandën e Re, ku po ndërtojnë një jetë të re. Ende nuk dihet nëse çifti do të jetë i përfshirë në projekte muzikore në shtetin e ri, apo do të zgjedhin profesione të tjera.



















