KreuCelebrity

Gatimet për Krishlindje, Arbana Osmani tregon ndihmësin e saj

Arbana Osmani është një nga figurat më të dashura të ekranit për të gjithë shqiptarët, e cila e ka nisur karrierën e saj në gazetari në vitin 2000, e pas 17 vitesh tashmë është një nga personalitetet e dashura për çdo shqiptar.

Por Arbana nuk është vetëm një moderatore  e mirë, por gjithashtu edhe një amvisë e mirë. Moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto të djalit të saj, Jonit, i cili tashmë duket se është rritur mjaftueshëm për ta ndihmuar nënën e tij të përgatisi ushqimet e Krishlindjes.

“Duke bërë kulaçin për nesër”, shkruan Arbana në foton e postuar  në rrjetet sociale. Arbana e nisi karrierën e saj fillimisht si gazetare për revistën “Intervista” dhe më pas u bë pjesë e “Top media”, ku drejtoi disa emisione radiofonike dhe televizive.

Gjithashtu moderatorja është edhe bashkë autore e “Top Fest” dhe emisionit për fëmijë “1001 pse”. Arbana ka drejtuar për 7 edicione edhe “Big Brother”, si dhe është autorja e një libri për gatim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF