KreuCelebrity

Besojeni ose jo, ky është emri i vërtetë i Marina Farës!

Ajo është një ndër vajzat shqiptare më të ndjekura në Instagram, ashtu sikurse njihet edhe për format e saj bombastike dhe fotot provokuese. Marina Fara është e njohur jo vetëm falë bujës si femër seksi, por edhe në sajë të së ëmës, Eli Fara. Duke qenë se udhëtimet e saj variojnë sa në një vend në tjetrin, këtë herë Marina na kujtoi diçka tjetër.

Ajo ka udhëtuar drejt Parisit, ndërsa foton (siç e do zakoni) e ka publikuar në Isntagram. Çka vërehet është emri në biletë: Roxhensa Kapurani…Siç dihet, Fara është mbiemri i së ëmës, por Marina nga ana tjetër, nuk është emri i regjistruar në gjendjen civile për vajzën e këngëtares shqiptare. Duke marrë parasysh origjinën nga Korça, me siguri ky është emri i pagëzimit të Roxhensës…eh, tingëllon disi çuditshëm tani që të gjithë e njohim si Marina!
https://www.instagram.com/p/BdCAT1ZDB_5/
Nga ana tjetër, bukuroshja mesa duket nuk e ka problem të tregojë emrin e saj të vërtetë, pasi kjo nuk është hera e parë që publikon të rilla foto në profilin e saj. Si mendoni, cili emër i përshtatet më shumë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF