KreuCelebrity

Ilda Bejleri pranon se është në një lidhje, zbulon një detaj për partnerin!

Ajo është një ndër moderatoret sportive më të komentuara, ndërsa ka zbuluar se aktiviteti në ekran ka nisur prej më shumë se një dekade. E ftuar në “Një kat më lart”, Ilda Bejleri nuk ka patur pak për të rrëfyer. Ajo ka folur për marrëdhënien me ekranin, setet fotografike, por dhe jetën personale.

Moderatorja është shprehur se e ka ndjerë gjithmonë prezencën e lajmeve të pavërteta lidhur me romancat e saj të supozuara me futbollistët. “Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje me një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja”, është shorehur Ilda. Ndërkohë, Bejleri e ka pranuar se është në një lidhje.

Gjithçka është zbuluar pasi moderatori i emisionit e ka pyetur se çfarë profesioni ka patur i dashuri i fundit. “Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual dhe nuk është futbollist”, është përgjigjur Ilda, duke rrëfyer jo pak për jetën private. Nuk e mbajti të fshehtë për gjatë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF