Ai është një ndër menaxherët më të suksesshëm të VIP-ave shqiptarë, ndërsa u përfol gjatë për një romancë të mundshme me Era Istrefin. Edhe pse nuk u zyrtarizua ndonjëherë një marrëdhënie e tillë, diçka ishte e sigurt: lidhja profesionale mes tyre shkonte më së miri. Por, kjo ndryshoi para pak kohësh, kur u desh një ‘Unfollow’ në Instagram që të kuptohej se Fatoni nuk ishte më menaxheri i Erës.
I ftuar në ‘Thumb’, Shoshi ka sqaruar gjithçka. “E vërteta qendron se kemi pas disa mosmarrëveshje të vogla, kështu që vendosëm të ndajmë rrugët tona. Jemi miq. Ajo ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj, unë timen. Tek kënga ‘RedRum’ ka qenë mosmarrëveshja e parë. Ata donin të bënin muzikë ndërkombëtare, disi më ndryshe, ndërsa unë doja diçka tjetër”, ka thënë Fatoni.
Me pak fjalë, fama ndërkombëtare e Erës ka ndikuar në një mënyrë apo në një tjetër në shkëputjen e marrëdhënieve Shoshi-Strefie. Tē paktën, janë ende miq…



















