KreuCelebrity

Aktorja shqiptare në pritje të ëmbël/Foto!

Në këtë prag fundviti, lajmet e gëzueshme priten dyfish më gëzueshëm. Edhe pse jo në muajt e parë të shtatzënisë, Eglantina Cenomeri po e pret 2018 sëbashku me një anëtar të ri në familje! Aktorja është në pritje të ëmbël, ndërsa duket se kartolina e saj për festat në vijim është e zgjedhur me kujdes dhe e menduar mirë.

Me pemën e Vitit të Ri në sfond, me një gotë në dorë dhe duke pozuar në gjysmë-profil, Cenomeri ka treguar barkun tashmë të rritur në këto ditë të fundit të 2017. Eglantina u bë akoma dhe më e njohur me rolin protagonist në ‘Agon’, ku ndërmorri edhe skena erotike përgjatë 110 minutave film. Më parë, aktorja kishte qenë pjesëmarrëse edhe në të tjera prodhime, kryesisht në ato me metrazh të shkurtër.

Tashmë, duket se Cenomeri do të përballet me një rol shumë të rëndësishëm në jetën reale. Urime, aktores!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF