KreuCelebrity

Noizy arrin një milion ndjekës në Instagram, ja VIP-at që e ndjekin pas!

Edhe pse disi e pakuptueshme për disa, popullariteti në rrjetet sociale është mjaft i rëndësishëm (sidomos) për VIP-at. Ndonëse nuk mund të arrijnë shifrat e personazheve të huaj, nuk mund të themi se të famsgmit shqiptarë mbeten mbrapa për numër ndjekësish në rrjetet sociale. Së fundmi, Noizy arriti shifrën prej një milion fansash në Instagram, edhe pse nuk është i pari në këtë drejtim.

Ishte fillimisht Enca ajo që bëri bujë me të njejtin numër ndjekësish, duke bërë kështu që Noizy të jetë i dyti pas saj. Por, cilët janë personazhet që për shumë pak barazohen me ZinZin? Luana Vjollca renditet e treta në listë, me një shifër prej afro 980 mijë ndjekësish. Era, sidomos pas suksesit të ‘Bon Bon’ e deri më tani mban vendin e katërt me 965 mijë fansa, ndërsa një ndër miqtë e saj më të mirë, Ledri Vula ka arritur të bëjë për vete 947 mijë përdorues në Instagram.


Edhe pse shifrat me siguri sa vijnë e do rriten, të famshmit shqiptarë nuk vuajnë shumë për fansa…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF