KreuCelebrity

Bebe Rexha kërkon admiruesin sekret, ja çfarë ka bërë ai për këngëtaren!

Bebe Rexha nuk vlerësohet vetëm për vokalin e saj, por edhe për pamjen e jashmte. Tiparet e theksuara, shikimi tërheqës, format e plota fizike kanë tërhequr jo pak vëmendjen e publikut. Kemi parë shumë herë që Bebe poston foto e video lulesh, por këtë herë ajo ka zbuluar një fakt mjaft interesant.

Një tufë e madhe trëndafilash të kuq e të bardhë, ja se çfarë ka gjetur Rexha në dhomën e saj të hotelit. Ajo i ka fotografuar e filmuar dhe i ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa në një prej postimeve ka shkruar: “Adhurues sekret, më trego cili je!” Me pak fjalë, prapa gjithë këtyre luleve e gjesteve romantike fshihet një fans, për të cilin Bebe nuk di asgjë…


Shpresojmë që ky të mbetet në kuadër të një simpatie të thjeshtë, duke mos u shndërruar në ndonjë nga ato rastet ‘u arrestua për përndjekje’…ose mbase nuk i dihet, Rexha mund të gjejë Princin e Kaltërt!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF