Albi Nako e ka nisur ditën e sotme me një urim për veten e tij, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan “Happy Birthday to me”. Pas publikimit të fotografisë nuk kanë munguar urimet e fansave por edhe të ato të të famshmëve.
Në komentet e urimit ka munguar urimi i Klaudia Pepës, e cila edhe pas ndarjes nga Nako ka deklaruar se do të mbeteshin miq. Por urimet nga bukuroshet nuk kanë munguar për Albin. Ka qenë Alesia Bami, velina sexy e emisionit “Stop” e cila në urimin e saj i shkruan “Happy birthday lali, të urojë gjithë të mirat e botë”.
Komentin e saj Alesia e ka shqëruar me puthje dhe me zemra të shumta. Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i Bleona Qerretit e cila i shkuan “Gëzuar yll për shumë vjet!!!”, e cila gjithashtu e ka shoqëruar komentin e saj me zemra.
Albi Nako është një nga emrat më të njohur të baletit shqiptar, ku që në moshë të re është aktivizuar në spektakle të ndryshme si “taxi e rezervuar”, “porta e fatit”, “maratona e këngës popullore”, “kombinat shoë”, “star akademi”, “Kënga Magjike” e “diela shqiptare” dhe shumë aktivitete në mbare vendin.



















