KreuCelebrity

I zhgënjyer Redon Makashi: Isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë në festivale

Këngëtari Redon Makashi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shprehet i zhgënjyer për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në Radio Televizionit Shqiptar, duke thënë se ishte betuar që nuk do të merrte kurrë pjesë në festivale apo konkurime, por do të qëndronte në rolin e një spektatori.

Makashi i cili njihet nga publiku shqipar si një vokal shumë i fuqishëm i skenës , e përshkruan këngët e tij me shumë ndjenjë.

“Kjo këngë lindi ashtu nga unë, u vesh aq bukur e me finesë nga orkestrimi i Genti Myftarait, filloi të flas me vargjet e Timo Flokos….Kështu që filloj të ec me këmbët e saj e të rritet ngadal ngadal në rrugët e panjohura me njerëz që e duan dhe e poshtërojnë me ata që e puthin e ata që e pështyjnë. Gjithsesi tani doli në jetë e do eci vetë”, shkrua këngëtari në statusin e tij.

Ndëkohë ai shpreh keqardhjen e tij duke thënë: “Për një gjë më vjen keq, e vrava me duart e mija pa lindur mirë. Shkela mbi një parim timin që isha betuar që kurrë nuk do merrja pjesë nëpër konkurime e festivale, po thjeshtë do isha një spektator i mirë i tyre”.

E në fund të satausit të tij këngëtari nuk harron të përshëndesë edhe fansat duke ju thënë “Ju dua”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF