KreuCelebrity

Kartolina e Sarës për Krishtlindje ka vetëm një protagonist dhe një urim të ëmbël!

Jemi zyrtarisht në ditën e preferuar të vitit, ndërsa shumica po festojnë si e meritojnë të festohen Krishtlindjet. Edhe pse ende në nisje të ditës, të famshmit kanë filluar të bëjnë urimet e tyre lidhur me një datë si kjo. Një prej tyre është edhe Sara Hoxha, e cila ka zgjedhur një kartolinë të veçantë për ndjekësit e saj.

London Noor, i ulur në dysheme pranë pemës – këtë imazh e kemi parë edhe në postimet e Ledionit. Por, këtë herë më i vogli i familjes duket se ka pozuar veçanërisht për Sarën, duke i dhuruar një buzëqeshje kamerës. “Urojmë që Krishtlindjet të jenë po kaq të lumtura sa tonat, mbushur plot me dashuri”, ka shkruar Hoxha, ndërsa komentet nuk kanë patur të ndalur. Një prej tyre ka qenë edhe teze Lori, e cila është emocionuar nga London në veçanti.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)


“Nuk ka mundësi”, ka komentuar ajo, ndërsa shkrimin e ka shoqëruar me disa ikona duke shpërthyer në lot. Mesa duket, as Lori nuk e ka përballuar lezetin e kësaj fotoje. Fëmijët vërtetë që e bëjnë gjithçka speciale!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF