Si çdo vit, Top Channel ka publikuar këngën e fundvitit, ku si gjithmonë tema muzikore shoqërohet me një klip. Pjesëmarrës në të janë i gjithë stafi i televizionit, edhe pse vitet e fundit kryesisht dallojnë figurat e ekranit, e më pak ata që fshihen pas punës kolosale përgjatë gjithë ciklit vjetor. Por, kur pamë moderatorët e Top Channel në këngën “Tren për Prizren”, dikush mungoi dukshëm…
Bëhet fjalë pikërisht për Sokol Ballën, i cili është përfolur shumë gjatë kohëve të fundit. Përpos shkarkimit nga posti i drejtorit të informacionit, së fundmi flitet se Balla do të largohet nga Topi, për të vazhduar rrugëtimin në Vizion Plus. Aktualisht, ai drejton vetëm emisionin Top Story, ndërsa bashkëpunëtorëve të ngushtë të Top Media nuk i është dukur e arsyeshme pjesëmarrja e tij në klipin e fundvitit. Megjithatë, ky është vetëm një version.
Varianti tjetër është se vetë Balla mund të mos ketë dashur të jetë pjesë e kësaj kënge…Sido qoftë, diçka është e sigurt: marrëdhënia Balla-Top Channel nuk është më si më parë!…



















