KreuCelebrity

West Side Family rivjen së shpejti?! Ja premtimi që jep Landi!

Janë një ndër grupet më të dëgjuara shqiptare, edhe pse largimi i parakohshëm nga jeta i Dr. Florit tronditi jo vetëm dy pjesëtarët e tjerë të West Side Family, por edhe fansat besnikë të tyre. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të dëgjojmë më për WSF. Landi në veçanti kujdeset që të sjellë plot kujtime nga grupi, ndërsa këto Krishtlindje e kanë gjetur këngëtarin me një premtim.

“Pa fjalë të tepërta. West Side Family vjen së shpejti”, ka shkruar Landi, për të vijuar më tej: “Ua thoni…Falemnderit, familja”. Ky nuk ka qenë i vetmi postim nga Hysi, pasi një tjetër shkrim është parë në Instagramin e ti: “Dhuratën e festave do e ndajmë së shpejti me ju! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!” Mos vallë djemtë po përhatiten për një rikthim të veçantë në skenë? Apo po mendojnë të na dhurojnë një kolazh të gjithë krijimtarisë së tyre…?

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)


Mesa duket, në shumë pak ditë do të zbulohet gjithçka, ndërsa është për t’u vlerësuar iniciativa e tyre për të vazhduar ëndrrën. Me pak fjalë, do të dëgjojmë shpejtë për West Side Family…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF