KreuCelebrity

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk do t’iu dhurojnë asgjë fëmijëve për fundvit!

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë të bindur t’i rrisin fëmijët sa më thjeshtë të jetë e mundur. Kështu, ata po shmangin çdo lloj forme llastimi të tepërt për të vegjëlit e tyre. Këtu përfshihet dhe rregulli për fundvit: asnjë dhuratë për këto prag festash!

Mila ka shpjeguar se sipas tyre është absurde t’i dhurosh fëmijëve një apo tre vjeçarë dhurata. “Ata nuk e kuptojnë se çfarë marrin. Kjo moskoshiencë përkthehet në diçka tjetër në të ardhmen: duan me çdo kusht diçka, vetëm sepse janë mësuar të kenë. Problemin kryesor e kemi me gjyshërit, sepse ata iu sjellin me shumicë. Duke qenë se nuk mund t’i ndalojmë plotësisht, ua kemi bërë të qartë që të zgjedhin vetëm një. Nëse sjellin më shumë pako, ne i çojmë për bamirësi”, ka thënë Kunis.

Nga ana tjetër, ajo ka sqaruar se bashkë me Kutcher do të rrisin fëmijë mendjehapur, duke shmangur çdo lloj kufizimi të panevojshëm. Epo, deri tani duken si prindërit ideal!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF