Ishte ndoshta një nga fotot më të shumëpritura për fansat e pallatit mbretëror. Princ William dhe Kate Middleton, Princ Harry dhe Meghan Markle, të katërt në një imazh të vetëm. Ata janë shfaqur në publik për ditën e Krishtlindjeve, ndërsa internetit kaq i është dashur që të shpërthejë në komente pozitive.
Sigurisht, me diferenca disi të dukshme mes Middleton dhe Markle, vajzat duken mjaft miqësore me njëra-tjetrën. Kate kishte preferuar më shumë eksperimentimin me ngjyrat, duke gjetur kështu kombinimin mes të gjelbrës dhe të kuqes në pallton e zgjedhur. Meghan kishte zgjedhur bezhën dhe kafen, duke i qendruar kështu më besnike neutrales. Mesa duket, tashmë do të nisë rivaliteti i stilit në Kensington Palace!
Sipas jush, cila është veshur më mirë: Kate apo Meghan?



















