Nuk pushon kurrë së na surprizuari e së qenuri ndryshe. E nuk kishte si të ndodhte edhe me urimin e saj për festat. E kemi fjalën për këngëtaren bukuroshe, Bleona Qerreti. Ashtu sikurse të gjithë VIP-at kanë uruar sot Krishtlindjet në rrjetet sociale, një urim na ka ardhur edhe nga Bleona, por disi ndryshe.
Nuk ka pozuar përpara një peme të mbyushur poshtë me dhurata, apo përpara dritave të festave, ajo ka zgjedhur të pozojë me një bebush në duar. E veshure me një badi të zi e me buzë të kuqe ajo dukej absolutisht seksi, por fëmija në krah po na detyron të na lindin disa dyshime.
Këngëtarja e ka shprehur edhe më parë dëshirën për tu bërë nënë, por sipas saj tani nuk është koha e duhur. Pikërisht për këtë, vetëm pak kohë më parë, ajo ju nënshtrua edhe procesit të ngrirjes së vezëve. Një veprim që mori një mori komentesh e reagimesh, por Bleona ishte e vendosur të kishte një fëmijë të sajin edhe kur ndoshta biologjikisht do të ishte e vështirë për të. Por çfarë ka dashur të thotë këngëtarja me këtë foto? Të ketë qenë thjeshtë një zgjedhje artistike apo ndonjë mesazh i fshehur?



















