KreuCelebrity

Meghan personi i vitit, sipas “Hello”: “Detyroi” Mbretëreshën të thyej rregullin qindravjeçar

E thjeshtë, e dashur, e qeshur dhe kaq simpatike, nuk ka qenë e vështirë për Meghan Markle të fitonte zemrat e të gjithëve, ndërs aja doli të fitonte edhe atë të Mbretëreshës Elisabeta II.

Nga një aktore, fejesa me princin Harry e ka shëndërruar atë në anëtare të familjes mbretërore, ndërsa revista britanike “Hello” e ka shpallur atë gruaja e vitit. “Meghan është koncept dhe përfaqësuese e një brezi të ri të femrave, e cila mund të bëjë gjithçka. Ajo është një shembull dhe frymëzim i shkëlqyeshëm”, tha Andreë Morton, personi i cili ka shkruar biografinë e  Princeshës së ndjerë Diana, ndërsa tashmë po shkruan librin rreth jetës së Meghanit.

Meghan e ka “detyruar” mbretëreshën të shkelë një nga rregullat qindravjeçarë të mbretërisë, duke e ftuar atë në një festim tre-ditor të Krishtlindjeve në Sandringham, ku vijnë vetëm anëtarët e familjes. As Kate Middleton, as Camille Parker, as Diana nuk kanë pasur një nder të tillë para dasmës me Princat. Epo Meghan mundi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF