KreuCelebrity

Sa bukur ishte veshur Meghan për Krishtlindjet Mbretërore! Epo shihni pak se sa kushtojnë ato

E dimë që sot është folur gjatë e gjerë për Meghan Markle. Ju sigurisht që nuk i keni humbur Krishtlindjet e para mbretërore të saj, paraqitejn e parë publike në krah të kunatës së ardhshme, Kate Middelton, apo edhe daljen e saj të parë publike për Mbretëreshën Elisabet II. Prandaj jemi që jemi, të flasim pa për veshjen e shtrenjtë e elegante të Krishtlindjeve Mbretërore të Meghan.

Le të fillojmë! Meghan kishte veshur një pallto me vlerë më shumë se 1,295 dollarë, të cilën e kombinoi me një çantë me vlerë 1,550 dollarë, për të kaluar më pas tek çizmet ngjyrë kafe që vlejnë 798 dollarë, e për më tepër ajo kishte vënë edhe një palë vathë me diamant shumë të shtrenjtë që kapin vlerën 5,995 dollarë. Kaq sa është parë, sepse se çfarë kishte veshur ajo nën pallto nuk e dimë.

Totali i gjithë këtyre kap shifrën e 10,000 dollarëve. Në rregull le ta pranojmë që është një shifër më e vogël se sa ajo e fustanit që veshi ditën e shpalljes së fejesës që kushtoi plot 75 ,000 dollarë. Epo paçi të gjithë Krishtlindje si të Meghan!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF