Më në fund të gjithë së bashku duke festuar 25-dhjetorin. Këto Krishtlindje i kanë gjetur më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin familjen Beckham, ndërsa i është bashkuar edhe djali i tyre Brooklyn nga univeristeti në New York.
Victoria duket më e lumtur se kurrë nën shoqërinëe e fëmijëve të saj, ndërsa nuk lodhet së dhuruari atyre dashuri, e sigurisht nuk ka harruar ti ndajë këto momente me fansat e saj në rrjetet sociale. Ajo duket pranë së voglës Harper, të cilënn duke e mbështjellë fort në kraharorin e saj shkruan: “Koha e gjumit me mamushin. Puthje përpara Krishtlindjeve”
Jo më pak i lumtur është edhe babi David, ku duket se edhe ai po i shijon këto ditë me familjen e tij. David ka shpërndarë në Instagram foto të fëmijëve krah Babagjyshit, ndërsa shijonë praninë e tyre.



















