Së bashku për herë të parë në një emison, Inva Mula na ka prezantuar me të bijën, Ninën. E ftuar në televizionin “Klan”, në emisionin “Pasdite me Rudinën”, Inva Mula së bashku me të bijën kanë treguar se si e kanë pritur ditën më të bukur të vitit, 25 dhjetorin. Të veshura të dyja me motivet e festave, dukeshin më bukur se kurrë, ndërsa kanë uruar edhe Krishtlindjet.
Vetëm pesë vjeçe e gjysmë, Nina tregon se shkonë në prashkollorë, ndërsa merret edhe me balet. E qeshur dhe e ëmbël, Nina duket se ka një marrëdhënie shumë të afërt me nënën e saj, e tashmë e quajnë njëra-tjetrën motra. Por ndryshe nga Inva, ndonëse pranon se i pëlqen muzika, Nina thotë se më së shumti pëlqen të bëhet doktoreshë.
Sopranoja e madhe ka treguar edhe për një projekt të fundit të saj. Bëhet fjalë për “Virtuozët”, program në televizionin “Klan”, për promovimin e talenteve të muzikës klasike. “Duke parë talentet e shqiptarëve, gjithmonë ja bëj pyetjen vetes se në këtë Shqipëri me halle sa artistë dalin? Duke marrë të gjithë këtë energji të mirë them se kjo duhet vënë në pah. Njerëzit duhet të bëhen koshient për këto shembuj. Janë gjëra që publiku ka nevojë. Duke qenë se në Francë shikoja një emision, një patentë mendova që në Shqipëri mund të ketë një sukses të jashtzakonshëm. Do të jetë një program për promovimin e talenteve të muzikës klasike. Do të jetë gati në fillim të shkurtit. Disiplinat do të jenë balet kanto dhe instrument. Kam mbetur pa fjlaë me talentet që kanë qenë në audicion”, ka treguar Inva Mula.
Inva Mula dhe Nina u ngjitën së bashku në skenë, duke na sjellë një duet të mrekullueshëm në përvjetorin ei 70-të të Pallatit të Pionerëve.



















