Ajo është një yll në ngjitje në skenën e muzikës ndërkombëtare dhe njihet si një nga këngëtaret që punon më shumë duke u përpjekur gjithmonë të arrij “perfekten”, por gjithashtu Dua Lipa kujdeset gjithmonë që të gjejë edhe kohë për familjen e saj.
E ndërkohë që shumë të famshëm të tjerë kanë zgjedhur që festën e Krishtlindjes ta festojnë në destinacione të ndryshme me partnerët e tyre, ky nuk është rasti i Dua Lipës, e cila ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë festash në familjen e saj.
Dua gjithshtu këtë vit, ka tentuar të përgatisë edhe darkën e Krishtlindjeve për familjen e saj dhe me sa mund të shohim në fotot që bukuroshja ka postuar në rrjetet sociale duket se ia ka dalë më së miri.Këngëtarja shprehet se kjo është hera e parë që ajo përgatit darkën e Krishtlindjeve për të dashurit e saj dhe shpreson që gatimi i saj të përfundojë në një suprizë të këndshme për ta.
22- vjeçarja e cila e nisi karrierën e saj që në moshën 15- vjeçare është duke përjetuar një sukses të madh dhe këngët e saj janë duke u shndërrur në hite me ritme të shpejta.



















