Këngëtarja Selena Gomez sot i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë kushërirës së saj e cila se shpejti do të ngjitet në altar për tu martuar. Bukuroshja i ka dhuruar të afërmes së saj fustanin e dasmës.
Tashmë Selena mund t’i shtojë listës së saj të arritjeve edhe “shoqëruesja më e mirë e nuses”. Kushurira dhe mikja e sa më e mirë, Priscilla DeLeon, u fejua gjatë muajit mars dhe Selena i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe duke u përkujdesur për detajet e dasmës e cila do të vijë së shpejti.
Priscilla i kishte kërkuar këngëtares të ishte “shoqëruesja e saj e nderit” dhe Selena jo vetëm që ka pranuar por ka shkuar edhe më tej detyrave të saj dhe i ka blerë Priscillës fustanin e dasmës për të cilin ëndërronte.
“Kur shoqëruesja e nderit ta bën fustanin e ëndrave realitet dhe të suprizon me”, shkruan Priscilla, e cila duket shumë e gëzuar.
Nga ana tjetër Selena, e cila është riktyher në një lidhje me Justin Biber, është duke u përballur me probleme të shumta me të dashurin e saj, ku çifti ka filluar edhe terapinë duke shpresuar ta kalojnë këtë fazë të vështirë të lidhjes së tyre.



















