E djeshmja na gjeti duke lexuar shumë urime nga personazhet shqiptarë. Disa uruan me fotot e fëmijëve të tyre, të tjerë na përshëndetën nga jashtë kufijve…Ndërsa, Era Istrefi ka vendosur të bëjë një urim dhe premtim në një ditë të vetme.
Si gjithmonë e veshur provokuese, Strefie ka ndarë një foto me fansat në Instagram. “Gjithçka dua për Krishtlindje është që ju të dëgjoni këngën time të re. Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Era, ndërsa fansat nuk kanë rreshtur me komente të gëzueshme. Shumë prej tyre e pyetën këngëtaren për detaje të mëtejshme, por asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga Strefie.
https://www.instagram.com/p/BdJUDczjGBH/
Mesa duket, ky është ngacmimi i parë për publikun, për ta përgatitur për një projekt të ri. Kënga e fundit e Erës ishte ‘No I Love You’s’, një bashkëpunim me French Montana. Tani, mbetet vetëm të presim…!



















