Në botë ka shumë shqiptarë që janë bërë të famshëm falë punës, aftësive e talentit të tyre, e veçanërisht në botën e artit e kinematografisë. Numërojmë këtu Eliza Dushkun, Xhim Belushin, Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën etj. E sapo mësuam edhe për një tjetër histori suksesi.
Këtë herë bëhet fjalë për botën e biznesit. Alban Benjamin Prelvukaj quhet shqiptari, i cili nga një kamarier aariti të bëhej pronari i një ndër restoranetev më të mirë në Neë York, e tashmë prezent edhe në Japoni. Ai ka treguar për emisionin “Pasdite në Top Channel” historinë e tij. “Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani. Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”, tregon Prelvukaj.
Ai shton më tejë se shumicën e puntorëve i ka shqiptarë, ndërsa tregon se është mjaft i lidhur me ta. “300 punërtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork”, shprehet Prelvukaj.



















