Dita e djeshme gjeti pothuajse të gjithë programet televizive nën atmosferën e Krishtlindjeve. Nuk mund të mungonte skenografia e kuruar enkas për këtë festë, por kujdes i veçantë u pa dhe nga moderatoret në veçanti. E njejta frymë ka ardhur dhe në emisionin ‘Thurje’, ndërsa Jonida Vokshi ka zgjedhur një stil ndryshe për këtë fundvit.
Ajo i ka besuar stilistes Enada At’Nikolla për veshjen e kësaj puntate, duke u paraqitur krejt ndryshe në ‘Thurje’. Me një fustan të shkurtër e plot ngjyra të ëmbla, me stilin tipik të At’Nikollës, Vokshi drejtoi programin kushtuar kryesisht Krishtlindjeve, si gjithmonë me të pranishëm VIP. Një prej tyre ishte dhe Klea Huta, ndërsa Jonida ka ndarë me kolegen një foto në Instagram.
Si ju duket moderatorja me një paraqitje të tillë?



















