KreuCelebrity

Ja kush do ta zëvendësojë Sokol Ballën në Top Story!!!

Gjatë ditës së djeshme, lajmi se Sokol Balla ishte larguar nga Top Channel ishte një nga lajmet më të bujshme të ditës. Ky lajm erdhi vetëm pak ditë pasi ishte bërë publik edhe largimi i tij nga funksione drejtuese në këtë stacion televiziv, e ndërkohë dje, u bë e dituar se Balla do të largohej edhe nga programi, të cilin e ka drejtuar prej disa vitesh.

Ajo çfarë  e përforcoi edhe më shumë lajmin e largimit përfundimtar të gazetarit nga media pjesë e të cilës ishte prej shumë kohësh, ishte edhe mungesa e tij në kartolinën përshëndetëse të fundvitit, e cila tashmë është shndërruar në një traditë të “Top Medias”.

Vetëm pa kohë pas publikimit të lajmit për largimin e e Sokol Ballës, ky i fundit është parë në ambientet e Vizion Plus, por ende nuk është konfirmuar diçka në lidhje me të ardhmen e tij televizive.

Nga ana tjetër është nësuar  emri i zëvendësuesit të Ballës në emisionin “Top Story”. Tashmë emisioni do të drejtohet nga gazetari Endri Xhafo, i cili me shumë mundësi në janar, kohë kur pritet të zyrtarizohet kjo lëvizje do të ulet në karriken e lënë bosh nga Sokol Balla.Ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë gjë as nga Top Media dhe as nga vetë Xhafo.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF