KreuCelebrity

Dua Lipa paska dhe një profesion të dytë, që as nuk e paskemi ditur!

Karriera e Duas po ecën më së miri, e këtë nuk mund ta mohojë askush. Viti që po lëmë pas solli shumë suksese për këngëtaren, ashtu sikurse na e prezantoi në dhjetëra emisione televizive. Më i fundit ishte një program mëngjesi në Amerikë, ku Dua përgatiti një pjatë tradicionale shqiptare, ndërsa Merita Halili këndonte nga pas.

Dhe, kjo nuk do të ishte hera e fundit që do ta shihnim Lipën duke gatuar! Mbrëmja e Krishtlindjeve e ka gjetur familjen e saj duke shijuar pjatat e shijshme të Duas. Një tryezë e mbushur plot, ku më së shumti mbizotëro te gjeli i detit, ishte përgatitur nga vetë duart e këngëtare.


Ajo ka ndarë me fansat në Instagram emocionet e gatimit për herë të parë për të gjithë familjen në një ditë si e djeshmja. Dua nuk ka ngurruar as të bëjë shaka, duke shkruar në njërën prej fotove: “Shpresoj të mos digjet gjeli”. Por, asnjë incident i tillë nuk ka ndodhur, dhe Lipa ka vërtetuar se di t’ia dalë për mrekulli edhe në kuzhinë.


Epo, ky është vërtetë një profesion më vete!