Khloe Kardashian pak ditë më parë ka konfirmuar se ajo është duke pritur një fëmijë, si dhe ka pranuar së fundmi se pasi ka bërë publike shtatëzaninë është pak nervoze. Pasi ka konfirmuar se ishte në pritje të një fëmije, ajo nuk ka bërë asnjë dalje publike.
Së fundmi Khloe ka postuar disa foto nga festa e Krishtlindjes e veshurm me jumpsuit të shndëritshëm, ku tregonë format e saj të shtatzanisë. Bukuroshja shton se është krenare të tregojë barkun e saj në rritje.
Nëpërmjet një postimi në instagram, ajo uron “Gëzuar Krishtlindjet”. 33- vjeçarja bëri të ditur për fansat e saj se javën e ardhshme bën 6 muaj shtatzënë.
Khloë është një nga personalitetet e ekraneve televizive amerikane, ku është pjesë që prej vitit 2007. Gjithashtu tashmë ajo është edhe një bisnesmene. Në vitin 2016 bukuroshja u nda nga bashkëshorit i saj Lamar Odom, me të cilin kishte lidhur kurorë në vitin 2009.



















