Tashmë bëhen nëntë vite që kur legjenda e muzikës, Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa la pas edhe tre fëmijët e tij. Ndonëse pa praninë e të atit ata kanë festuar Krishtlindjet këtë vit, e motra e tyre Paris, 19-vjeçare, publikoi një foto të saj bashkë me vëllezërit.
Ne jemi mësuar të shohim shpesh, Paris dhe Prince, por rrallë e kemi parë vëllanë e tyre më të vogël, Blanket. Në foto janë, Paris, Prince, Blanket dhe reperi Omer Bhatti të cilin Paris e konsideron si vëlla.
Këngëtari u gjet pa jetë në shtëpinë e tij vite më parë, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e vdekjes së tij. Mbreti i popit njihet për hitet e shumta të tij si “Bad”, “Thriller” etj. Ai është diskutuar shumë edhe për jetën e tij private ndërsa ka pasur edhe probleme me ligjin pasi është akuzuar për pedofili.